City në sulm për Ricci-n, Torino nuk e shet yllin e tyre

City në sulm për Ricci-n, Torino nuk e shet yllin e tyre

Klubi italian, Torino po i reziston përpjekjeve të Manchester City për Samuele Ricci.

Mesfushori italian është objektiv i kampionëve në fuqi të Anglisë për aftin kalimtar të janarit.

‘Qytetarët’ Ricci-n e shohin lojtar ideal për të zëvendësuar Rodrin e lënduar.

Megjithatë, sipas ‘Tuttosport’, Torino e ka informuar Cityn se Ricci nuk do të largohet gjatë këtij dimri.

City thuhet se është i gatshëm të paguajë 35-40 milionë euro për Ricci, por klubi italian këmbëngul se klubi anglez duhet të presë deri në qershor për të nisur negociatat për Ricci-n.

Ndryshe, mesfushori kërkohet edhe dy rivalët e Serie A, Napoli dhe AC Milan.

Ricci me Torinon ka kontratë deri në verën e vitit 2026, por nuk përjashtohet mundësia që italian qysh në janarin që po vjen të bëhet me klub të ri.

Share This