City në sulm, kërkon katër lojtarë të Girona-s
Manchester City raportohet se është i interesuar për katër lojtarë të Gironas.
Girona dhe City-t janë në pronësi të njëjtës kompani “City Football Group (CFG)”.
Sipas medieve britanike, shefi i kampionëve në fuqi të Anglisë, Txiki Begiristain javën e kaluar ishte në Spanjë për të parë ndeshjen Girona-Sevilla (5-1).
Begiristain thuhet se kishte parë nga afër cilësitë e disa lojtarëve të Girona-s.
Mesfushori Viktor Tsygankov, mbrojtësi Yan Couto dhe sulmueset Artem Dovbyk dhe Savio, janë lojtarët që po vëzhgohen nga klubi anglez.
Krerët e City-t siç raportohet, shumë shpejtë do të hedhen në sulm për transferimin e katërshes se Girona-s.