City mposht Brentford-in, ‘kërcënon’ Liverpoolin
Manchester City ka arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës, duke mundur në udhëtim Brentford-in, me rezultat 1-3, të hënën mbrëma, sfidë kjo e luajtur në kuadër të Premier League-s.
Kampionët në fuqi të Anglisë, ashtu siç pritej e dominuan lojën ndaj Brentford-it, dhe ia dolën që të shënojnë tre gola.
Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Foden (45+3’, 53’, 70’), i cili shënoi het-trik në fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës, kurse, golin e vetëm për nikoqirët e realizoi Maupay (21’).
Pas kësaj fitore, City ‘kërcënon’ Liverpool-in pasi tashmë ka tubuar 49 pikë, dy pikë se kryesuesi ‘The Reds’, derisa Brentford renditet e 15-ta me 22 sosh.