![City ia bën “bajat” futbollin Newcastles City ia bën “bajat” futbollin Newcastles](https://rekordi.net/wp-content/uploads/2025/02/2.79046906-600x360-1.jpg)
City ia bën “bajat” futbollin Newcastles
Manchester City ka triumfuar 4-0 përballë Newcastle United në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.
Omar Marmoush e hapi llogarinë e golave të tij te kampioni në fuqi i Ligës Premier në minutën e 19-të, kur u asistua prej Ederson.
Në minutën e 24-të, Marmoush u asistua nga Ilkay Gundogan, për të dyfishuar rezultatin.
Lojtari që i kushtoi 70 milionë euro Man Cityt në këtë afat dimëror, kompletoi het-trikun e tij në minutën e 33-të, ndërsa Savinho ishte në rolin e asistuesit.
Me këtë tri gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua vetëm një gol.
Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga Citizens, por që nuk arritën të konkretizonin rastet si në 45 minutat e parë.
Fitoren e tyre e përmbylli goli i James McAtee, që u shënua në minutën e e84-të me asistimin e Erling Haaland.
Manchester City është ngjitur në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa në javën e 26-të takohen me Liverpoolin