City ende është i uritur për fitore, thotë Walker
I freskët nga rinovimi i kontratës me Manchester Cityn, Kyle Walker, ka thënë se skuadra e tij ende është e uritur për trofe.
Kampionët në fuqi të Evropës aventurën e re në Ligën e Kampionëve do të nisin kundër skuadrës serbe, Cervena Zvezda.
‘Qytetarët’ dhe skuadra serbe do të ballafaqohen sonte në ‘Etihad Stadium’ në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në garën elitare evropiane.
“Ta mbrojmë kupën? Mendoj se është puna jonë”, tha Walker.
“Ne jemi një klub i madh për shkak se trajneri beson tek ne dhe ne jemi të gjithë lojtarë të mëdhenj. Dëshira jonë vjen brenda nesh, ashtu siç është ende uria për trofe në dhomat e zhveshjes. Nuk kënaqemi me vendin e dytë”, ka theksuar Walker.
Ndeshja Man City-Cervena Zvezda nis në orën 21:00.