City deklason Fulham dhe merr kryesimin

City deklason Fulham dhe merr kryesimin

Manchester City ka vazhduar marshimin në Premier League duke triumfuar në fushën e Fulham. 

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “Craven Cottage” për Javën e 36-të, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka siguruar një fitore bindëse 0-4.

Gvardiol ishte protagonisti i kësaj sfide, duke shënuar dy gola, në minutat 13-të dhe 71-të.

Në listën e golshënuesve janë regjistruar edhe Foden me golin e tij në minutën 59-të dhe Alvarez në minutën e fundit të kohës shtesë.
Me këtë fitore të rëndësishme, Manchester City ka marrë udhëheqjen e tabelës së Premier League, duke mbledhur 85 pikë.

Ndërkohë, Arsenal, gjendet në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Share This