Çitaku: Qytetarët nuk votuan për bllokadë

Çitaku: Qytetarët nuk votuan për bllokadë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vendi e institucionet po vazhdojnë të mbesin peng, sipas saj, i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit, Albin Kurti.

“Institucionet vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit, Albin Kurti dhe nga kjo konferencë i bëjmë thirrje, i bëjmë ftesë që të respektojë. Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja të cilat do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tanë. Fatkeqësisht asgjë nuk është duke ndodhur. Iu bëjmë apel që të reflektojë”, tha shkurt, Çitaku para gazetarëve, raporton rtk.

Share This