Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur pas dështimit të 35-të për ta konstituuar Kuvendin. Çitaku i ka bërw thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova, raporton rtk.

“Për LVV, për Albin Kurti, pushteti është më i rëndësishëm se shteti. Egoja është më r madhe se Kosova, ambicia më e madhe se demokracia. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit. Çdo ditë kemi lajme për dëmin e pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë. Dje pamë lajme të frikshme për krizën buzë kolapsit në sektorin e energjisë”, ka deklaruar Çitaku.

Share This