Çitaku kritikon Qeverinë: I ka shpallur luftë secilit që mendon ndryshe

Çitaku kritikon Qeverinë: I ka shpallur luftë secilit që mendon ndryshe

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e akuzuar për shmangie të debateve dhe për luftë ndaj mendimeve ndryshe.

Në Debat Plus, Çitaku theksoi se debati politik është shmangur jo vetëm nga Kuvendi i Kosovës, por edhe nga studiot televizive dhe hapësirat publike, duke lënë një vakum për qytetarët që kërkojnë qartësi dhe llogaridhënie.

“Është një betejë e hapur që kjo kastë qeverisë i ka shpallur secilit që nuk mendon si ata. Këta nuk duan të qeverisën, e që besa që katër vite kane dëshmuar që edhe nuk dinë. Këta duan nënshtrim. E kanë shmangur debatin edhe në Parlamentin e Kosovës. Në herët e fundit që kam qenë këtu kamë thënë se po na ikin kudo; po na ikin prej studiove televizive, po na ikim nga Kuvendi i Kosovës, po na ikin nga debati, po na ikin ne dhe po iu ikin juve”, ka thënë Çitaku.

Share This