
Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione, jo për bllokada
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për të 28-tën herë me radhë ka reaguar ndaj situatës aktuale politike në vend, duke e cilësuar të papranueshme normalizimin e bllokadave institucionale.
Ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve për reflektim, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë votuar për zgjidhje konkrete dhe institucione funksionale, jo për vetëizolim dhe përplasje politike.
“Nuk duhet të normalizohet kjo lloj situate. Edhe njëherë bëjmë thirrje për reflektim. Ne, si Partia Demokratike e Kosovës, kemi ofruar zgjidhje. Nuk duhet të normalizohet kjo situatë. Kosova ka nevojë për institucione. Qytetarët e Kosovës na kanë votuar për të ofruar zgjidhje për ta, e jo për t’u barikaduar në vetvete”, deklaroi Çitaku, raporton rtk.
Ajo tha se nëse shkuarja nëse zgjedhje është e pashmangshme, atëherë PDK është e gatshme.
“Jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë, por duhet të jemi më të vëmendshëm. Në bazë të matjeve PDK ka shënuar rritje, por kjo nuk do të thotë që ne të imponojmë zgjedhje, qytetarët na kanë votuar të formojmë institucionet, por nëse janë të pashmangshme, ne jemi gati”, tha Vlora Çitaku.