
Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se kjo gjendje është pasojë e mungesës së përgjegjësisë dhe ambicieve personale, duke theksuar se Kosova po paguan çmimin e kësaj sjelljeje politike.
“Kosova është marrë peng nga kokëfortësia, kryeneçësia, papërgjegjësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Nuk ka fije logjike që institucionet e Kosovës të mos konstituohen në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, hallet e shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe ambicjes së Haxhiut. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se sa secili prej nesh”, tha Çitaku.