Çitaku i reagon qeverisë pas ndalimit të ‘Tik Tok’-ut: Ndaloni edhe shkeljet serike të Kushtetutës
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës pas ndalimit të qasjes në ‘Tik Tok’ në të gjitha institucionet shtetërore.
Çitaku ka shkruar në “Facebook” se me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës dhe subvencionet për familjarë.
“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky. Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj.”, ka shkruar Çitaku.