Cili është ishulli që iu grabitën 120 kg guralecë në dy muaj?

Cili është ishulli që iu grabitën 120 kg guralecë në dy muaj?

Guacka, guralecë dhe rërë. Edhe këtë vit përsëritet zakoni i keq i shumë turistëve për t’u larguar nga Sardenja me një suvenir natyror, shkruan corriere.com.

Zyrtarët e Agjencisë Doganore, vetëm në portin e Olbias në dy muajt e parë të sezonit (qershor dhe korrik), sekuestruan 120 kilogramë materiale të vjedhura nga plazhet e Sardenjës.

Rreth tridhjetë turistë kanë shkelur ligjin rajonal 16 të vitit 2017, i cili dënon me gjobë nga 500 deri në 3000 euro këdo që heq, mban ose shet sasi rëre, guralecë, gurë ose guaska që vijnë nga bregu ose nga deti. /atsh/

Share This