“Cilësia e madhe e Calhanoglu dhe mesfushorëve bëri diferencën”

“Cilësia e madhe e Calhanoglu dhe mesfushorëve bëri diferencën”

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka komentuar derbin e mbrënshëm mes Interit dhe Juventusit.

Zikaltërit triumfuan në duel me torinezët (1-0), duke bërë hapin e madh në garën për titull të kamponit.

Strategu italian mendon se të besuarit e Simone Inzaghit, ishin ekip dominues në terren në duel me juventinët.

Sipas tij, cilësia e madhe e Calhanoglu dhe mesfushorëve të tjerë bëri diferencën në derbin Inter-Juve.

“Interi ishte dominues në mesfushë. Cilësia e madhe e Calhanoglu dhe mesfushorëve të tjerë bëri diferencën. Reparti i Zikaltërve është i kompletuar dhe shumë i fortë. Ata rikuperojnë topa, shtyjnë përpara me cilësitë e tyre dhe janë të rrezikshëm para portës”, tha Capello.

“Jam i bindur se Interi do bëjë rrugë edhe në Champions League pasi mesfusha e Interit është një ndër më të mirat në Evropë”, ka theksuar ish-trajneri i disa klubeve të mëdha evropiane.

Pas fitores ndaj Juventusit, Interi kryeson tabelën me 57 pikë, katër më shumë së ‘Zonja e Vjetër’.

Share This