Cila do të jetë e ardhmja e Van Dijk?
Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, thotë se është i qetë rreth të ardhmes së tij në ‘Anfield’.
Holandezi ka me pak se 12 muaj të mbetur të kontratës aktuale më ‘The Reds’.
Marrëveshja e Van Dijk me ‘The Reds’ ka mbetur me pak se 12 muaj për të skaduar, derisa negociatat për rinovimin e kontratës së re janë të hapura.
“Jam shumë i qetë. Unë dua të luaj sezonin më të mirë që mundem. Dua të jem i rëndësishëm për klubin, pastaj do të shohim”, ka thënë Van Dijk.
“Për momentin nuk ka ndryshime në situatën time. Unë jam shumë i qetë për këtë dhe nuk ka arsye që të filloj të mendoj për diçka tjetër”, ka pohuar mbrojtësi holandez.
Ai ka folur edhe për fitoren ndaj Brentford, ndeshje kjo e luajtur fundjavën që e lamë pas.
“Jam krenar dhe ‘Anfield’ është një vend i veçantë. Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, ‘Anfield’ ka një vend të veçantë në zemrën time. Le të shohim se çfarë do të sjellë sezoni”, ka theksuar Van Dijk.