Cila do të jetë e ardhmja e Salah?
Asi egjiptian Mohamed Salah raportohet se do të qëndrojë në Liverpool edhe sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi i Egjiptit prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Anfield’.
Sipas medieve britanike, ‘The Reds’ po planifikon që Salah të jetë pjesë e skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm, ndërsa egjiptiani shkon drejt vitit të fundit të kontratës së tij.
Pavarësisht grindjes së Salah me menaxherin në largim Jurgen Klopp, megjithatë, thuhet se egjiptiani dëshiron të mbetet tek Liverpooli të paktën edhe një sezon.
‘Reds’ janë të bindur se Salah do të jetë pjesë e projektit të trajnerit të ri Are Slot.
31-vjeçari mësohet se nuk ka treguar asnjë indikacion se dëshiron të largohet nga klubi anglez.
Ndryshe, klubet arabe prej kohësh janë hedhur në sulm për transferimin e Salah.