Cila do të jetë e ardhmja e Leroy Sane?
Leroy Sane raportohet se dëshiron të qëndrojë të Bayern Munich.
Sane tashmë është një nga lojtarët kryesor tek kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Sipas medieve gjermane lojtari ka dhënë sinjale të qarta se dëshiron të qëndrojë tek “bavarezët” edhe pas vitit 2025, atëherë kur edhe i skadon kontrata aktuale.
27-vjeçari siç raportohet, ka pasur një takim me drejtorin sportiv të Bayernit.
Në këtë takim, thuhet se Sane ka siguruar Kristof Frojndin se është i interesuar të qëndrojë në Munich përtej 2025-ës.
Lojtari këtë edicion të garave, ka zhvilluar 24 ndeshje me Bayernin ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 9 asist.