
Cila do të jetë e ardhmja e Grealish? Përgjigjet Guardiola
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar se e ardhmja e Jack Grealish do të shqyrtohet pas përfundimit të sezonit.
Mesfushori anglez mungoi në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace.
Grealish nuk ishte as në bankinë gjatë humbjes në ‘Wembley’, ndërsa Guardiola vendosi t’i japë debutimin Claudio Echeverri-t si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjes.
I pyetur për situatën e Grealish, Guardiola u shpreh se do të ketë bisedime mes agjentit të lojtarit, drejtorit sportiv në largim Txiki Begiristain dhe pasardhësit të tij, Hugo Viana.
“Nuk kam folur, nuk kam biseduar me të,” tha Guardiola.
“Njerëzit nuk më besojnë, por këto gjëra i përkasin agjentëve dhe klubit, Txiki-t dhe në këtë rast edhe Hugo-s. Të dy do të vendosin”.
“Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë, por ai duhet të rikthehet dhe të fillojë të luajë përsëri”, ka përfunduar tekniku spanjoll.