Cila do të jetë e ardhmja e Felix, këto janë zhvillimet e fundit

Cila do të jetë e ardhmja e Felix, këto janë zhvillimet e fundit

Pasi mbërriti në huazim pa të drejtë blerjeje nga Atletico Madrid verën e kaluar, Joao Felix dëshiron të qëndrojë te Barcelona sezonin e ardhshëm.

Për momentin nuk është arritur një marrëveshje mes dy klubeve spanjolle dhe sulmuesi portugez ende nuk e di të ardhmen e tij.

“A do të jetë e vështirë të qëndrosh te Barça sezonin e ardhshëm? Do të shohim,” tha portugezi gjatë një interviste të fundit, në të cilën ai megjithatë nuk tha asgjë për të ardhmen e tij.

“Sa i përket presidentit të Atleticos, Enrique Cerezo, unë mendoj se ai do ta bëjë gjithçka të lehtë, sepse ai është një njeri madhështor dhe e respektoj jashtëzakonisht shumë. Ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë me mua, me nënën time dhe me gjithë familjen time”, tha Joao Felix.

Los Colchoneros nuk do ta mbajnë sulmuesin kundër dëshirës së tij, por presin të arkëtojnë të paktën 60 milionë eurosh verën e ardhshme, ndërsa Barça për momentin ofron vetëm një huazim të ri me të drejtë blerjeje prej 30 milionë euro.

Në këto kushte, marrëveshja është vërtet e ndërlikuar,  hendeku midis ofertës dhe kërkesës duket i pakalueshëm për momentin.

Share This