Cila do të jetë e ardhmja e Alexis Sanchez?

Cila do të jetë e ardhmja e Alexis Sanchez?

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez raportohet se nuk do të jetë pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve italiane, kiliani në muajin qershor do të largohet nga kampionët e Italisë.

Reprezentuesi i Kilit thuhet se javët e ardhme do të vendos për të ardhmen e tij.

“Alexis Sanchez do të diskutojë me disa klube në javët e ardhshme pasi ai po merr oferta nga vende të ndryshme me plan për t’u larguar nga Interi në qershor”, shkruajnë mediet italiane.

Skuadra ‘Nerazure’ do ta zëvendësojë kiliani me Mehdi Taremin, i cili tashmë zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Simone Inzaghit.

Share This