Cikalleshi shënon golin e radhës, Manaj dhe Muçi titullarë
Sokol Cikalleshi shënon golin e radhës në kampionatin turk.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tretë në fitoren 3-0 të Koniasporit përballë Samsunsporit.
Ky është goli i 12-të në kampionat këtë sezon për sulmuesin kavajas. Muja ka luajtur për 10 minuta në këtë ndeshje me fanellën e Samsunsporit.
Titullarë me skuadrat e tyre në Superligën turke kanë qenë edhe Rei Manaj dhe Ernest Muçi. Sivaspori i Manajt është mundur 1-0 në shtëpi, ndërsa Besiktasi i Muçit ka barazuar 1-1 në transfertë.
Të dy lojtarët kanë luajtur gjatë gjithë takimit, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.