Chelsea u kthehet fitoreve, mund Leicester City-n
Pas dy barazimeve radhazi, Chelsea i është kthyer fitoreve në Premier League.
‘Blutë’ e Londrës mundën në udhëtim Leicester City-n, me rezultat 1-2, të shtunën në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e Chelsea-s bëri ndeshje më të mirë se skuadra nikoqire duke marrë pikët maksimal në garën për kreun e tabelës.
Jackson (15’), kalojë skuadrën mysafire në epërsi prej 0-1, derisa Fernandez (75’), dyfishojë avantazhin e Chelsea-s në 0-2, kurse, golin e vetëm për Leicester City-n e realizoi Ayeë (90+5’).
Pas kësaj fitore, Chelsea renditet e treta me 22 pikë, gjashtë më pak se lideri i tabelës, Liverpool, derisa Leicester City është e 16-ta me 10 sosh.