Chelsea thyen West Hami-n, ngjitët në vendin e dytë

Chelsea thyen West Hami-n, ngjitët në vendin e dytë

Chelsea ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

‘Blutë’ e Londrës e mposhtën në udhëtim West Hami-n, me rezultat 0-3, të shtunën në kuadër të javës së pestë në Premier League.

Skuadra e Chelsea-s nga fillimi i ndeshjes ishte dukshëm ekip më i mirë së nikoqirët.

Jackson (4’, 18’) shënoi dygolësh, derisa golin e tretë në fitoren e Chelsea-s e realizoi Palmer (47’).

Pas kësaj Chelsea ngjitët në vendin e dytë me 10 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Man City, kurse, West Ham renditet e 14-ta me vetëm 4 pikë.

Share This