Chelsea, një tjetër klub i madh anglez që e kërkon Bremer-in

Chelsea, një tjetër klub i madh anglez që e kërkon Bremer-in

Pas Manchester Unitedit, është edhe Chelsea, një tjetër klub i madh anglez që e kërkon mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.

Bremer është një nga më të kërkuarit e kësaj verë.

Sipas medieve italiane, në garë për mbrojtësin e ‘Zonjës së Vjetër’ është futur edhe Chelsea.

Juve thuhet së nuk dëshiron largimin e Bremer, por në rast se vjen ndonjë ofertë mbi 70 milionë euro, atëherë skuadra italian është e gatshme për ta shitur asin e tyre, raporton rtk.

“Chelsea është e interesuar për Bremer pas interesimit të Man United. Juve dëshiron ta mbajë atë, por nëse arrin një ofertë mbi 70 milion euro, do të vlerësohet”, shkruajnë mediet italiane.

Share This