Chelsea ngec përball Burnleyt të Aro Muriq, Tottenham fiton me përmbysje ndaj Luton
Chelsea ka ngecur në barazimin 2-2 ndaj Burnley në “Stamford Bridge”.
Pjesa e parë u mbyllë me shifrat 1-0 për Chelsea, ku Palmer shënoi nga penalltia. Burnley e mbylli intervalin e parë kohor me 10 lojtarë, pasi Assignon u ndëshkua me të verdhin e dytë.
Gjatë pjesës së dytë, Chelsea befasohet pasi Cullen shënoi golin e barazimit në minutën e 47’. Pas disa tentativash, Chelsea gjen golin e avantazhit me Palmer përsëri, ku në minutën e 78’ ndëshkoi kosovarin Muric. Edhe pse me 10 lojtarë, Burnley nuk u dorëzua dhe gjeti barazimin në minutën e 81’ me anë të O’Shea.
Me këtë rezultat, chelsea ndodhet në vendin e 11-të me 40 pikë, ndërsa Burnley në vendin e parafundit me 18 pikë.
Sfida tjetër mes Tottenham dhe Luton është mbyllur me rezultatin final 2-1.
Tottenham e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh, pasi në minutën e tretë ishte Chong i cili ndëshkoi vendasit.
Në të dytën, filloi edhe reagimi i Tottenham. Goli i barazimit në fakt ishte një autogol, pasi Kabore dërgoi topin në portën e tij në minutën e 51’. Goli i përmbysjes erdhi nga Son në fundin e lojës, konkretisht në minutën e 86’.
Me këtë rezultat, Tottenham ndodhet në vendin e katërt me 56 pikë, ndërsa Luton në vendin e 18 me 22 pikë.