Chelsea në bisedime me Arsenalin për Balogun
Chelsea ka nisur diskutimet me Arsenalin për shërbimet e sulmuesit Folarin Balogun.
Amerikani është vendosur në shitje dhe kërkohet nga disa skuadra, si Fulham dhe Inter, por nuk po munden ta paguajnë kartonin e vendosur nga “Topçinjtë”.
Arsenal kërkon plot 50 milionë funte për sulmuesin, gjë që po shtyn klubet të shikojnë alternativa më të lira.
Sidoqoftë, “Daily Mail” raporton se Chelsea ka nisur kontaktet me Arsenalin për Balogun shkaku i mungesës së të lënduarit Christopher Nkunku.
Francezi ka dëmtuar ligamentin dhe do të mungojë për disa muaj, andaj “Blutë” po e shohin Balogun si një ndër zëvendësuesit adekuat.
Përndryshe, vetëm Fulham ka shprehur interesim serioz deri më tani duke qenë të gatshëm edhe të paguajnë 35 milionë funte.