Chelsea mposht Man Unitedin, bën hapi gjigant drejt ‘Champions-it’

Chelsea mposht Man Unitedin, bën hapi gjigant drejt ‘Champions-it’

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe në garën për një vend në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar ndaj Manchester United me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në kuadër të Premier League-s.

Derbi anglez i zhvilluar në “Stamford Bridge” ofroi emocione dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishin “Blutë” e Londrës që arritën të konkretizojnë një prej tyre.

Heroi i ndeshjes ishte mbrojtësi Marc Cucurella, i cili në minutën e 71-të shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë Chelsea-t tre pikë tepër të rëndësishme në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 66 pikë, aq sa kanë edhe Newcastle dhe Aston Villa, duke forcuar pozitën për një vend në top-katërshe. Ndërkohë, Manchester United vazhdon të zhgënjejë këtë edicion, duke u renditur në vendin e 16-të me vetëm 39 pikë.

 

Share This