Chelsea-Liverpool, ky është rezultati i pjesës së parë
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea dhe Liverpooli po barazojnë 1:1.
Të dy skuadrat arritën të shënojnë nga dy gola, por që golat e Salah dhe Chilwell u anuluan për pozita jashtë loje.
Ndërkaq, rezultatin i pari e zhbllokoi Luis Diaz, i cili e kaloi Liverpoolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 18’.
Chelsea arriti ta gjejë golin e barazimit përmes Axel Disasit, i cili shënoi për 1:1 në minutën e 37’.
Rezultati i pjesës së parë, 1:1.