Chelsea largohet nga bisedimet për Mike Maignan

Chelsea largohet nga bisedimet për Mike Maignan

Chelsea ka marrë vendim që të largohet nga bisedimet për Mike Maignan, pasi Milani nuk është i gatshëm të pranojë ofertën prej 15 milionë eurove.

Chelsea po ashtu nuk është i gatshëm që të ofertojë më shumë se kjo shumë, kështu që ka vendosur të largohet nga bisedimet, sipas “The Athletic”.

Më herët ishte raportuar nga mediumet italiane se “Blutë e Londrës” që në fillim kishin lajmëruar se nuk do të paguajnë më shumë se 15 milionë euro, për portierin 29-vjeçar, i cili në vitin 2026 do të jetë lojtar i lirë.

Bisedimet për rinovimin e kontratës mes Milanit dhe Maignan kanë mbetur pezull, që do të thotë se Rossonerët mund ta humbasin portierin francez falas në fund të sezonit 2025/26.

Sipas “The Athletic”, Chelsea është i kënaqur me portierët që i ka në dispozicion për Kupën e Botës për Klube, kështu që nuk do të shtyejë më shumë për bisedime me Milanin.

“Chelsea nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për Maignan, por i kanë treguar Milanit që do të ishin të gatshëm të shpenzojë deri në 15 milionë euro për të”, thuhet në raportimin e mediumit anglez.

Share This