Chelsea kërkon yllin e Brentford-it, sakrifikon Brojën
Klubi anglez, Chelsea raportohet se është duke menduar për blerjen e një sulmuesi cilësor në afatin kalimtar të janarit.
“Fichajes” të premten shkruan se “Blutë” e Londrës janë të interesuar për yllin e Brentford-it, Ivan Toney.
Brentford thuhet se kërkon 80 milionë euro pas asin e tyre, shifër kjo goxha e madhe, megjithatë, Chelsea është e gatshme të sakrifikojë sulmuesin shqiptar Armand Brojën, çmimi i të cilit është rreth 28-30 milionë euro.
Londinezët siç raportohet, shumë shpejtë pritet të nisin negociatat me Brentford-it për transferimin e Toney, duke përfshirë edhe sulmuesin kuqezi.
Toney sezonin e kaluar kishte zhvilluar 33 ndeshje dhe kishte shënuar 20 gola.