Chelsea kërkon me ngulm largimin, Broja me “një këmbë” jashtë “Bluve të Londrës”
Mund të kënaqen edhe me më pak. Chelsea kërkon 50 milionë paundë për kartonin e Armando Brojës, dhe mediat angleze janë të bindura për një gjë, ndërsa e ardhmja e shqiptarit është një nga lajmet kryesore të ditës.
Klubi londinez ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e huazimit të sulmuesit shqiptar dhe kërkon vetëm transferim përfundimtar, por përse?
Blutë duhet të marrin masa për të qenë brenda limiteve të lejuara të shpenzimeve financiare, që nga UEFA njihet si “Finacial Fair Play”. Planet e trajnerit Pochettino janë që Çelsi të marrë në verë një sulmues të rëndësishëm, si përshembull Osimhen, që mund të kushtojë edhe 100 milionë euro.
Për këtë arsye, “Londinezët” duan 50 milionë paundë nga kartoni i Brojës, por edhe lojtarit tjetër të akademisë “Cobham”, Trevor Chalobah. Paratë e marra nga dy “yjet” e akademisë cilësohen fitim i pastër pa shpenzim. Për këtë arsye, në “Stamford Bridge” u hodh poshtë kërkesa e Wolves për huazimin e shqiptarit 22-vjeçar.
Fulham kërkon ta marrë Brojën, interesim ka edhe nga Aston Villa apo West Ham, ndërsa Chelsea mund të pranojë edhe 35 milionë paundë për të. Ndërkaq, mjaft nga tifozët e “Bluve” kërkojnë që “ylli kuqezi” të largohet, pasi besojnë se ekipi i tyre ka nevojë për një sulmues më të fortë se ai.
Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Broja ka regjistuar 1 gol, 3 raste shënimi, 2 goditje në portë dhe 93 pasime të sakta në 13 paraqitjet në fushën e blertë, ndonëse minutazhi nuk ka qenë i plotë.