Chelsea i rikthehet fitores, shkëlqejnë Palmer e Mudryk
Chelsea i kthehet fitores në Premier League pas dy barazimeve radhazi dhe këtë e bën në “Stamford Bridge” 3-2 përballë Newcastle.
Skuadra londineze, e drejtuar nga Pochettino shënoi e para me Jackson (u asistua nga Palmer), por shkoi në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1, pasi miqtë u kundërpërgjigjën me Isak pak para se të mbyllej pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Newcastle u detyrua të shihte më shumë nga sulmi, por la hapësira pas, që u shfrytëzuan nga vendësit.
Palmer shënoi golin e dytë të Chelsea-t në minutën e 58-të, për të ardhur më pas te “perla” e Mudryk, në stilin “Messi”, në minutën e 76-të.
Një gabim i Cucurellas i jep mundësinë Murphy-t të rihapë ndeshjen në minutën e 90-të.