
Chelsea fiton trofeun e Conference League, mund Betisin
Skuadra angleze, Chelsea është fituese e Conference League pasi mundi Real Betisin, me rezultat 4-1, të mërkurën mbrëma.
Betis dhe Chelsea u përballen në Wrocław të Polonisë në finalen e madhe të kësaj garë evropiane.
Skuadra spanjolle më mirë e nisi këtë finale dhe më anë të Ezzalzouli (9’) kalojë në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.
Në fraksionin e dytë të kësaj finale, londinezët u rikthyen në lojë duke e përmbysur Betisin.
Fillimisht Enzo Fernandez (65’), barazoi shifrat në 1-1. Jackson (70’), kalojë në avantazh Chelsan në 2-1. Sancho (83’) u përkujdes për epërsinë në 3-1, derisa Caicedo (90’), i dha fund ëndrrës së Real Betisit për të fituar për herë të parë një trofe evropian.
Përfundimisht Chelsea është kampion i Conference League, skuadër e vetmja që fiton trofe në tri garat më të mëdha evropiane, Ligën e Kampionëve, Europa League dhe Conference League.