
Chelsea fiton minimalisht ndaj Evertonit, futet në top-5she
Chelsea ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Premierligë.
“Blutë” e Londrës triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit anglez.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 27-të nga Nicolas Jackson nga distanca.
Kjo fitore e çon Chelsean në pozitën e katërt me 60 pikë të grumbulluara, teksa këtë sezon, pesë ekipet e para nga Premierliga kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Evertoni mbetet në vendin e 13-të me 38 pikë gjithsej dhe pa ndonjë objektiv për të arritur.