Chelsea është gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të Osimhen
Premier League raportohet se do të jetë e ardhmja e yllit të Napolit, Victor Osimhen.
Sulmuesi nigerian dje deklaroi tashmë ka marrë një vendim në lidhje me hapin e ardhshëm të karrierës së tij për fundin e sezonit.
Sipas medieve italiane, klubi i madh anglez, Chelsea është gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të nigerianit në fund të këtij sezoni.
“Napolitanët” thuhet se janë të befasuar më intervistën djeshme të Osimhen.
Reprezentuesi i Nigerisë, dëshiron largimin nga kampionët në fuqi të Italisë.
Lojtari preferon Premier League-n. Chelsea thuhet së është gati të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit në verë që po vjen dhe ta mbulojë me ar nigerianin duke i ofruar një pagë shumë më të madhe.
Osimhen pak ditë më parë kishte nënshkruar zgjatjen e kontratës me Napolin deri në qershor 2026, por marrëveshja e re përfshin një klauzolë lirimi prej 120-130 milionë euro.