
Chelsea është finalisti i parë i Conference League
Chelsea ka arritur në finale të Conference League pas fitores së dytë në gjysmëfinale ndaj skuadres suedeze Djurgarden.
Ndryshe nga ndeshja e parë në Suedi, ku skuadra angleze kishte marrë fitore me rezultat 4-1, të enjten Chelsea ka fituar minimalisht.
Ka mjaftuar një gol i Dewsbury-Hall K. në minutën e tridhjetë e tetë që skuadra angleze ta vulosë dominimin edhe në takimin e dytë dhe të kalojë në finale.
Ndërkohë, ndeshja tjetër Fiorentina – Real Betis nuk e ka sqaruar finalistin të enjten. Kjo pasi edhe ndeshja e dytë, sikur ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 2-1. vetëm se sonte ka fituar skuadra italiane dhe jo ajo spanjolle. Ky rezultat ka bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime meqë rezultati i përgjithshëm është 3-3.
Spanjollët kanë kaluar në epërsi që në minutën e tridhjetë me Antony, mirëpo italianët kanë reaguar shpejt dhe fort. Përmes Gosens (34′,42′) Fiorentina e ka përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë. Pastaj në pjesën e dytë nuk ka pasur gola.