Chelsea e do një yll të Arsenalit dhe dy të Barcelonës

Chelsea e do një yll të Arsenalit dhe dy të Barcelonës

Chelsea po konsideron një lëvizje të vonuar për yllin e Arsenalit, Emile Smith Rowe dhe dyshen e Barcelonës, Raphinha dhe Ferran Torres.

Blutë kanë shpenzuar tashmë rreth 400 milionë euro këtë verë dhe rreth mbi një miliard nën drejtimin e bashkëpronarit Todd Boehly që nga ardhja e tij në maj 2022.

Pavarësisht të gjitha këtyre përforcimeve, skuadra e Londrës perëndimore duket e lehtë për t’u mposhtur.

Dhe trajneri Mauricio Pochettino qartazi dëshiron të forcohet në sulm përpara se afati i transferimeve mbyllet të premten e kësaj jave.

Dhe siç raportohet në rubrikën e Transferimeve Konfidenciale të së hënës, shikon transferimin e Smith Rowe, Raphinha dhe Torres.

Interesimi nuk është veçanërisht i avancuar, por ajo treshe janë ndër emrat që diskutohen nga hierarkia e Chelseat në këtë fazë.

Anglezi 23 vjeçar kishte një sezon të goditur nga lëndimet në 2022-23 dhe nuk ka luajtur ende asnjë minutë në Ligën Premier për Gunners këtë sezon.

Ferran Torres është përdorur shpesh si një rezervë e sulmuesit Robert Lewandowski te Barcelona.

Dhe anësori brazilian Raphinha është lënë pas 16-vjeçarit Lamine Yamal javët e fundit, me këtë të fundit që duket se e ka të sigurt vendin e titullarit. /telegrafi

Share This