Chelsea do “uragan”, “Blutë” kërkojnë në sulm “bomberin” anglez
Duket se “mallkimi” po vazhdon edhe në Bundesliga, pavarësisht prestigjizit të fanellës, që mban mbi shpatulla.
Harry Kane nuk po kalon kohën më të mirë te Bayern Munich e për ta “rregulluar” duket se mendojnë “Blutë” e Chelsea, të cilët duan të rikthejnë sërish “bomberin” anglez, në Premier League.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, bordi i “Londinezëve” po monitoron situatën e qendërsulmuesit anglez te “Bavarezët” me shpresën për të shfrytëzuar pakënaqësinë e tij, për t’i hapur sërish dyert e futbollit anglez këtë verë, me ish-“yllin” e Tottenham, që nuk ka arritur të përshtatet në Bavari.
Kane nuk është i lumtur pavarësisht 29 golave dhe 8 asistimeve të realizuara në 30 paraqitje sezonale, prandaj ideja e Chelsea është të hyjë në një negociatë të mundshme me “Uraganin”, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Pochettino, i cili e “dashuron” stilin e lojës, së Kane.