Championsi i parë pa Messin dhe Ronaldon
Të dy bashkë numërojnë 350 ndeshje të luajtura në Champions League. Cristiano Ronaldo me 187 të tilla është futbollisti me më shumë prezenca në kompeticionin më të mirë për klube në Evropë ndërsa Messi me 163 të tilla është i treti në këtë listë.
Të dy së bashku kanë shënuar plot 270 gola në Ligën e Kampioneve. Portugezi dhe argjentinasi janë gjithashtu në krye të listës të golashënuesve të këtij kompeticioni.
Cristiano e ka fituar pesë herë ndërsa Leo katër. Mjaftojnë këto statistika, të cilat janë “ndërtuar” nga 2003-i i largët, për të bërë special edicionin aktual të Champions-it. Për herë të parë pas shumë vitesh asnjëri prej dy yjeve nuk do të ketë më mundësinë që të përmirësojnë statistikat e tyre.
Sezonin më të mirë në Ligën e Kampioneve Cristiano Ronaldo e ka luajtur në sezonin 2013-2014 ku shënoi 17 gola në 11 ndeshje. Në atë sezon portugezi shënoi në të gjitha ndeshjes përveç gjysëmfinales të parë kundër Bayernit.
Ndërsa sezoni më i mirë për Messin ishte ai i sezonit 2011-12 ku shënoi plot 14 gola.