
Champions, statistika: “San Siro” është një fortesë për Interin, por Bayerni mbetet tabu
Të mërkurën në mbrëmje do të luhet në “San Siro” akti i dytë i përballjes Inter-Bayern Mynih, që do të vendosë se kush nga dy skuadrat do të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League. Zikaltërit fituan 2-1 në Gjermani, por historia e kësaj përballjeje tregon se gjithçka është e hapur dhe se kualifikimi do të vendoset në Milano.
Gjashtë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Bayernit të Mynihut kanë qenë shumë të balancuara: tri fitore secila, megjithëse vetëm një nga këto gjashtë fitore është arritur nga skuadra që luan në shtëpi (Bayern 2-0 në “Allianz Arena” në nëntor 2022).
Bayerni i Mynihut i ka fituar të katër ndeshjet që ka luajtur jashtë fushe kundër Interit në kompeticionet evropiane, duke përfshirë të tria në Ligën e Kampionëve, pa pësuar gol (2-0 në 2006, 1-0 në 2011 dhe 2-0 në 2022). Kjo është në fakt seria më e gjatë e humbjeve të njëpasnjëshme në shtëpi për skuadrën italiane ndaj të njëjtit kundërshtar në të gjitha garat evropiane (4).
Interi është kualifikuar në 21 nga 23 ndeshjet e mëparshme me eliminim në Kupën e Kampioneve/Ligën e Kampionëve pasi fitoi ndeshjen e parë.
Interi është i pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Kampionëve (12 fitore, 2 barazime). Kjo është seria më e gjatë aktuale e ndeshjeve në shtëpi pa humbje në kompeticion, pasi i ka dhënë fund serisë prej 22 ndeshjesh të Bayernit të Mynihut në Allianz Arena në ndeshjen e parë.