Champions, Marciniak do të gjykojë sfidën Atletico Madrid-Inter

Champions, Marciniak do të gjykojë sfidën Atletico Madrid-Inter

Polaku Szymon Marciniak do të gjykojë ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Interit, që do të luhet të mërkurën në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

Gjyqtari kryesor do të mbështetet nga kolegët Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik. Zyrtari i katërt do të jetë Pawel Raczkowski ndërsa në VAR do të jenë Tomasz Kwiatkowski dhe Bartosz Frankowski.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Milano përfundoi 1-0 për zikaltërit, por duhet të luhet edhe akti i dytë i kësaj përballjeje për të mësuar emrin e skuadrës që do të kualifikohet në çerekfinalet e këtij edicioni të Champions League.

Share This