Champions League: Pas Milanos edhe Roma heq dorë nga finalja e vitit 2027
Do të duhet të presim edhe disa vite përpara se të shohim sërish një finale të Champions League në Itali.
Pas Milanos, edhe Roma hoqi dorë nga kandidatura për vitin 2027, duke lënë si alternativa për zhvillimin e finales vetëm Bakun dhe Madridin.
Kjo u konfirmua nga UEFA e cila shpjegoi se ata kishin marrë vetëm propozime nga Azerbajxhani dhe Spanja me Stadiumin Olimpik të Baku dhe Estadio Metropolitano në garë për një vend.
Se ku do të luhet finalja e vitit 2027 do të vendoset në fund të sezonit, megjithatë i gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet deri në pranverë.