Champions 2024/25, UEFA: Nuk ka derbi në fazën e parë
Asnjë derbi italian në fazën e parë të Champions League.
Këtë e ka bërë të ditur Giorgio Marchetti, zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s, i cili foli për formatin e ri të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.
“Situata është shumë e qartë: në fazën fillestare, që ne e quajmë faza e Ligës, pra 8 ditët fillestare, nuk do të mund të ketë asnjë derbi. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse do të kishim të gjitha skuadrat nga i njëjti vend – të paktën katër -, e cila do të çonte në pamundësinë e përpilimit të të gjitha bashkimeve të pritshme”.
“Por nuk është kështu, kështu që nuk do të ndodhë këtë sezon. Të paktën deri në fazën eliminatore të Ligës së re të Kampionëve nuk do të shohim derbi mes skuadrave nga i njëjti vend dhe për rrjedhojë as derbi italian”.
NDRYSHON EDHE HIMNI – “Ne nuk po e ndryshojmë – shpjegoi Marchetti – por maestro ka bërë disa rirregullime të vogla, ata që e njohin muzikën do t’i vërejnë ndryshimet. Një vesh pak i zgjuar do ta perceptojë atë, por ky është himni”.