Çfarë po ndodh? Barcelona jashtë Ligës së Kampionëve

Çfarë po ndodh? Barcelona jashtë Ligës së Kampionëve

Lajmet e këqija nuk kanë të sosur për gjiganti spanjoll, Barcelonën.

Sikur të mos mjaftonin tensionet e brendshme të kohëve të fundit, pasojë e rezultateve zhgënjyese të skuadrës dhe ftohtësisë së presidentit Laporta me trajnerin Xavi, shtuar edhe ndonjë tension në brendësi të dhomave të zhveshjes, tashmë flitet edhe  për situatën e vështirë ekonomiko-financiare që ka rrethuar skuadrën blaugrane.

Sipas asaj që raporton e përditshmja gjermane “Velt am Sontag”, që citon burime të afërta pranë UEFA-s dhe të vetë klubit katalanas, Barcelona rrezikon përjashtimin nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampioneve.

Një version i ndryshëm i së përditshmes spanjolle “AS”, së cilës UEFA nuk do të kishte dashur t’i besonte dhe ta konfirmonte si lajm. Kjo në bazë të atij vendimi përfundimtar që Komiteti Ekzekutiv do të marrë mbështetur në vetë kontrollin financiar të UEFA-s. Bëhet fjalë për një organizëm të pavarur. i cili mund të vendosë sanksione në rast të dhunimit financiar.

Gjithnjë sipas “Velt am Sontag” motivi i sanksioneve të mundshme për Barcelonën është mungesa e respektimit të normave financiare të UEFA-s, që parashikon detyrimin e klubeve për të kompensuar shpenzimet dhe hyrjet e tre viteve të fundit.

Në shtator Barcelona kishte njoftuar një fitim neto prej 304 milion eurosh, e dhënë që të bënte të mendohej se sanksionet do të ishin zgjeruar, por rregulli parashikon vetëm faturimet direkte të lidhura me sezonin futbollistik. Në fakt në brendësi të shifrës së deklaruar nga Barcelona janë të përfshira disa milion euro të lidhura me shitjen e parakohshme të të drejtave televizive për sezonet e ardhshme.

Që nga këtu rrezikohet një përjashtim nga Liga e Kampioneve për një periudhë nga dy deri në tre vjet, gjithnjë sipas të përditshmes gjermane. Klubi katalanas ka bërë të ditur në fakt që nuk është në dijeni të këtyre hetimeve.

Megjithatë, Barcelona rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampioneve.

Share This