Çfarë Liverpool i frikshëm, mposht Wolves
Wolverhampton-Liverpool nisën javën e pestë të Premier League, me një sfidë që rezultoi shumë e luftuar dhe dhuroi spektakël në “Molineux Stadium”.
“The Reds” morën përmbysën vendasit në takimin që u mbyll me rezultatin 1-3 dhe morën përkohësisht kreun e renditjes.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 7’, kur Hwang Hee-Chan gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Wolves në avantazh, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.
Fraksioni i dytë foli për miqtë, të cilët barazuan me Gakpo në minutën e 55, ndërsa minutën e 85; Robertson përmbysi gjithçka.
Në fund rezultati u vulos nga Elliot që realizoi golin e tretë për Liverpool në minutën e 90+1’, për t’u theksuar është fakti se njeriu i asisteve në të tre golat e skuadrës së Jurgen Klopp është Salah.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-3, me Wolves që pas raundit të pestë renditen në vend të 15-të me tre pikë, teksa Liverpool kryeson me 13 pikë, një më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por me ekipin e Guardiolës që ende nuk e ka zhvilluar takimi e kësaj jave.