“Çfarë bëra tani o vëlla? Çfarë jam duke bërë këtu”, Gjesti reagon i nervozuar ndaj produksionit pasi regjia ia tërheqin vërejtjen

“Çfarë bëra tani o vëlla? Çfarë jam duke bërë këtu”, Gjesti reagon i nervozuar ndaj produksionit pasi regjia ia tërheqin vërejtjen

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave dhe ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”, ku protagonisti është vetë Gjesti.

Në këtë moment, ai shihet i shtrirë në sallon, pas një kolltuku, kur regjia e shfaq spektaklit i tërheq vëmendjen, duke i thënë: “Gjesti, kujdes mikrofonin.”

Ky lloj komentimi është i njohur për ata që ndjekin “Big Brother”, pasi përdoret për të dërguar një mesazh të qartë tek banorët, që të ndërpresin veprimet ose të shmangin diskutimet që mund të shkelin rregullat e spektaklit.

Por në këtë rast, Gjesti, që as nuk po bënte ndonjë veprim të veçantë, vetëm po qëndronte i shtrirë, ka reaguar me nervozizëm ndaj këtij interpelimi. Ai ka shikuar kamerën dhe i ka kthyer përgjigje regjisorit, duke thënë: “Çfarë jam duke bërë more vëlla? Këtu çfarë bëra? Çka keni more vëlla?”

Kjo shprehje e papritur dhe reagimi i tij i drejtpërdrejtë janë shndërruar në një moment komik, që është shpërndarë masivisht në platformat sociale, duke përfshirë X (Twitter) dhe TikTok.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar me humor dhe simpati ndaj kësaj situate, duke krijuar një valë diskutimesh dhe shprehjesh qesharake në lidhje me situatën.

Share This