Çështja e stolit, pothuajse e zgjidhur: Kompany-Bayern, Maresca-Chelsea, Flick-Barça
Marrëdhënia mes Chelseat dhe futbollit italian ka qenë gjithmonë shumë e ngushtë.
Nga lojtarët, Zola mbi të gjitha, te trajnerët, siç e dëshmojnë rastet e Viallit, Ranierit, Ançelotit, Di Matteos, Contes dhe Sarrit.
Tani duket se ka ardhur koha për Enzo Maresca, i cili u rrit në shkollën e të madhit Pep Guardiola dhe më pas u bë arkitekti i ngjitjes së Leicesterit në Premier League.
Drejtuesit e bluve po binden se trajneri italian është emri që i përgjigjet profilit të konsideruar ideal në atë kohë: i ri dhe me një ide brilante të lojës. Chelsea do të ishte e gatshme të paguante klauzolën 10 milionë për ta liruar dhe ai do të ishte i lumtur të transferohej në Londër.
Te Bayern zgjodhën Vincent Kompany, i cili tashmë ka një marrëveshje verbale me bavarezët dhe duhet vetëm të çlirohet nga klubi anglez. Trajneri i ri belg, ish-ylli i City-t, ka avantazhin e njohjes së gjermanishtes nga përvoja e tij në Hamburg.
Në Barcelonë duket se gjithçka është bërë për ardhjen e Hansi Flick te Blaugrana. Mundo Deportivo raporton telefonatën e ish-trajnerit të Bayernit me drejtorin sportiv katalanas Deco, i cili shprehu dëshirën e Barçës për të nënshkruar, për të zëvendësuar Xavi-n, tashmë i “eliminuar” për deklaratën në lidhje me situatën ekonomike të klubit që tërboi presidentin Laporta.