Çeku: Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë ka shkatërruar mbi 1800 monumente e 1.7 milionë libra shqip

Çeku: Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë ka shkatërruar mbi 1800 monumente e 1.7 milionë libra shqip

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku kanë mbajtur të hënën konferencë për medie.

Në fjalën e tij para medieve, Çeku është shprehur se në kuadër të qeverisë është themeluar edhe një grup punues për dokumentimin e shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore.

“Kemi krijuar grup punues për dokumentimin e shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky grup ka përfunduar një raport, në raport është konstatuar se gjatë luftës në mënyrë të qëllimshme Serbia ka shkatërruar afro 1800 monumente të trashëgimisë kulturore”, ka thënë Çeku.

Më tej ai ka thënë se Serbia po ashtu ka grabitur mbi 3700 artefakte, 175 biblioteka publike, duke bërë me dije se janë shkatërruar edhe 1.7 milionë libra shqip.

Ai ka theksuar se është në fazën e hartimit projekti i muzeut të burgut të Prishtinës.

“Ne kemi votuar edhe krijimin e muzeut të gjenocidit dhe përpjekja për liri. Jemi në fazën e hartimit të projektit të muzeut të burgut të Prishtinës. Ndërtimit të memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës”, ka deklaruar Çeku.

Share This