Çekia publikon listën e lojtarëve për sfidën me Shqipërinë

Çekia publikon listën e lojtarëve për sfidën me Shqipërinë

Dita e së vërtetës po afron, Shqipëria është gati për sfidën vendimtare ndaj Republikës Çeke, sfidë që do të luhet më datë 12 tetor në Arenën Kombëtare.

Kundëdrshtari i kuqezinjëve ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar, tekniku Shilhavy do të ketë sërish mungesa, duke nisur nga më kryesori.

Patrik Shik nuk do të jetë në Tiranë, lojtari i Leverkusen po vazhdon rikuperimin pas dëmtimit të rëndë që ka pësuar.

Mbrojtësi David Zima nuk është grumbulluar për arsye shëndetësore dhe vendin e tij do e marrë Martin Vitík, 20-vjeçari grumbullohet për herë të parë në përfaqësuese edhe pse gjasat janë që ndeshjen ta nisë nga stoli. Gjatë publikimit të emrave, trajneri Shilhavi do të fliste për përballjen ndaj Shqipërisë.

“Situatën në klasifikim e kemi vështirësuar me barazimin në shtëpi ndaj Shqipërisë, ndeshja që na pret tani në Tiranë do të jetë edhe më e vështirë, por do të përgatitemi dhe do të duam të fitojmë”, tha Shilhavi.

Share This