Ceferin heq dorë nga mandati i katërt, ja arsyeja
Presidenti i shtëpisë më të madh në futbollin evropian, Aleksandër Ceferin, ka hequr dorë nga rikandidimi për mandatin e katërt në krye të UEFA-së.
Ai i ka habitur sot të pranishmit në Kongresin e UEFA-s ku njëri prej amendamenteve ishte bërë pikërisht që t’i mundësonte rikandidimin.
I pari i futbollit evropian, ka treguar arsyet pse nuk do të rikandidojë.
“Nuk u kam komunikuar këtë vendim pasi doja që të mos influencoja Kongresin. Jam larg familjes prej gjashtë vitesh dhe do të vazhdoj të jem edhe për tri vite të tjerë. Kam një jetë të bukur përtej futbollit dhe për këtë motiv kam vendosur të mos kandidoj më për këtë post”, tha Ceferin.
Kujtojmë se 55-vjeçari drejton UEFA-n prej 2016-ës.